Mbështetje Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë
Detyra 5: Fushata e Ndërgjegjësimit Publik
Ndërgjegjësimi dhe komunikimi me publikun për menaxhimin e mbeturinave është jetik në inkurajimin e pjesëmarrjes së komunitetit në gjenerimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve. Për më tepër, promovimi i trajtimit dhe deponimit të duhur të mbeturinave është i rëndësishëm për shëndetin publik dhe mjedisin, ku secili anëtar i komunitetit duhet të informohet në lidhje me rreziqet e mundshme.
Aktivitetet që janë paraparë në Planin dhe Programin e Komunikimit të projektit do të jenë bazë e punës dhe referencë gjatë gjithë Fushatës së Ndërgjegjësimit Publik, dhe përfshijnë aktivitetet e mëposhtme:
-
Fushatat dhe vizitat nëpër shkolla
-
Dizajnimi dhe printimi i materialeve shtypi (fletushka, faqja e internetit etj)
-
Zbatimi i katër punëtorive/seminareve