Mbështetje Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë
Gjendja aktuale e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë është problematike, duke paraqitur ndikime të mëdha për mjedisin dhe shëndetin publik. Në këtë aspekt, janë bërë disa ndërhyrje, sidomos në fushat e politikave, ku ndër më të rëndësishmet janë miratimi i Ligjit të ri për Mbeturina (Nr.04-L060 i Vitit 2012), si dhe zhvillimi i Strategjiës së Kosovës për Menaxhinin e Mbeturivane.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është, që nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave, të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të cilësisë së mjedisit në Kosovë, në mënyrë që të arrihen standardet e BE-së. Projekti synon forcimin e kapaciteteve institucionale të autoriteteve kompetente qendrore dhe lokale mbi çështjet që lidhen me hartimin e politikave dhe planeve si dhe zbatimin e masave efektive për përmirësimin e mjedisit, me fokus të veçantë në menaxhimin e mbeturinave, nëpërmjet shfrytëzimit të mekanizmave financiare kombëtare dhe të BE-së.
Në këtë aspekt, qëllimi i projektit është:
-
Zhvillimi i një Sistemi efektiv Informativ të Menaxhimit në gjithë sektorin e mbeturinave, për të mundësuar menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave, si dhe procedurat dhe protokollet, të cilat do të mundësojnë qeverisje dhe monitorim më të mirë të menaxhimit të mbeturinave.
-
Shqyrtimi i Master Planit për Projektet Prioritare të infrastrukturës së Menaxhimit të Mbeturinave dhe mbështetja e përfituesit në zbatimin e projekteve.
-
Promovimi për reduktimin e gjenerimit të mbeturinave, ndarjen, mbledhjen e qëndrueshme, ripërdorimin / riciklimin, trajtimin dhe deponimin e sigurtë të mbeturinave.
-
·Përmirësimi i tregut dhe operimit të menaxhimit të mbeturinave, nëpërmjet zbatimit të sistemit bashkëkohor të menaxhimit të mbeturinave, të përshtatura për nevojat e Kosovës.