top of page

Detyra 4: Udhëzimet e Aplikimit për Grante ndaj prodhuesve të paketimeve ekologjike 

 

Kjo detyrë ka për qëllim motivimin e prodhuesve të paketimeve, për të prodhuar paketime me materiale ekologjike, si masë për parandalimin e ndotjes nga paketimet, sidomos nga paketimet plastike. Pikat në vijim janë realizuar:

 

  • Raporti mbi “Zhvillimin e Inventarit për Prodhuesit e Paketimeve", duke përfshirë Inventarin / Listën e Prodhuesve të Paketimeve me të gjitha informatat e nevojshme, dhe Pyetësorin e formuluar dhe përdorur për mbledhjen e të dhënave.

.

  • Udhëzimet dhe Anekset për Aplikimin për Grante ndaj Prodhuesve të Paketimeve Ekologjike. 

 

Dy ditë informative, në lidhje me motivimin e industrive, dhe veçanërisht prodhuesit e paketimeve, për të përdorur materiale ekologjike, u mbajtën në Prishtinë (me datë 03/09/2014) dhe në Pejë (me datë 05/09/2014).

 

Dokumentet tenderues për dorëzimin e propozimeve për Grante në lidhje me "Mbështetje për prodhuesit e paketimeve me materialeve biodegraduese në Kosovë" (EuropeAid/136169/DD/ACT/XK) janë ngarkuar/upload-uar në faqen e internetit të Komisionit Evropian Evropian (Zhvillim dhe Bashkëpunim - EuropeAid / Thirrje për Propozimet dhe Njoftimet e Prokurimit). Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve ishte 29/9/2014.

bottom of page