Mbështetje Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë
Detyra 1: Zhvillimi i Sistemit Informativ të Menaxhimit për Mbeturina
Dizajnimi i Sistemi Informativ të Menaxhimit (IMS), është përfunduar. Të gjitha informacionet dhe të dhënat relevante mbi menaxhimin e mbeturinave do të regjistrohen në IMS. Nëpërmjet këtij sistemi do të arrihet një shkëmbim më i lehtë i të dhënave ndërmjet palëve të interesit, dhe efikasitet në monitorimin e performancës së sistemeve të menaxhimit të mbeturinave, si dhe do të mbështeten autoritetet (kryesisht AMMK) në lidhje me detyrimet e tyre të raportimit. Aktivitetet e mëposhtme janë parashikuar:
Dizajnimi i IMS për Mbeturina
IMS është përfunduar në Shtator të vitit 2014 dhe baza e të dhënave është në dispozicion në këtë faqe të internetit. (të përkohshme). IMS është prezantuar para këtyre palëve të interest (AMMK, MMPH, ZBEK) në disa takime, dhe komentet e marra janë inkorporuar në IMS.
Procedurat dhe udhëzuesit për operimin e sistemit IMS
Në bazë të dispozitave të Ligjit për Mbeturina (Nr.04-L060 të vitit 2012), do të përpilohen Procedurat / “Udhëzues për përdoruesit e IMS për Mbeturinat”.
Futja e të dhënave për mbeturinat në IMS
Regjistrimi i të gjitha të dhënave të mbeturinave në dispozicion për IMS, do të bëhet pas miratimit zyrtar të sistemit IMS.
Trajnimi
Trajnimi i stafit të AMMK-së / MMPH-së në përdorimin e sistemit IMS do të realizohet pas miratimit zyrtar të IMS.