Mbështetje Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë
Detyra 2: Master Plani për Projektet Prioritare të MM
Master Plani është zhvilluar për zbatimin e Projekteve Prioritare të Infrastrukturës për Menaxhimin e Mbeturinave (MPMM) në Kosovë, me kohëzgjatje prej 10 vitesh (2015-2024). MPMM përcakton parimet, objektivat dhe qëllimet e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave që do të zbatohen në vend dhe ofron udhëzimet dhe alternativat teknologjike të nevojshme ndaj palëve të interesuara për të zhvilluar projektet e nevojshme në mënyrë që të përmbushen objektivat në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, në përputhje me politikat dhe standardet e BE-së.
Draft version i MPMM është dorëzuar në MMPH dhe ZBEK, në muajin Dhjetor 2014 (mund të shkarkoni përmbledhjen ekzekutive). Pas periudhës së konsultimit, komentet e marra nga palët e interesuara do të përfshihen në versionin përfundimtar të MPMM, si të zbatueshme. Master Plani është në përputhje me parimet themelore të mëposhtme:
-
Sasia e mbeturinave për t’u deponuar në deponi, duhet të jetë minimale
-
Vetëm mbeturinat e trajtuara më parë duhet të deponohen në deponi
-
Duhet të respektohet hierarkia e menaxhimit të mbeturinave
-
Rendësi e veçantë duhet ti kushtohet mbledhjes së ndarë të mbeturinave në mënyrë për të mundësuar prodhimin cilësor të materialeve sekondare nga mbeturinat (p.sh. materialet e riciklueshme të pastërta, kompost me cilësi të mirë etj)
-
Teknologjitë e propozuara për trajtimin e mbeturinave duhet të jenë teknologji të njohura dhe zbatuara ndërkombëtarisht
-
Fizibilitetit financiar i sistemit të propozuar duhet të jetë i sigurtë, duke marrë parasysh përballueshmërinë e qytetarëve
-
Korniza institucionale për zbatimin dhe monitorimin e sistemit duhet të jetë e fuqishme dhe e aftë për të siguruar realizimin e tij të suksesshëm
-
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në sistem është shumë e rëndësishme, në mënyrë që sistemi të jetë i suksesshëm; duhet të rritet ndërgjegjësimi publik