top of page

Detyra 3: Dokumentet Tenderuese për Projektet Prioritare që do të financohen nga IPA

 

Bazuar në caktimin e prioriteteve që janë paraqitur në Master Plan dhe miratimin nga Komiteti Drejtues, do të përzgjedhen tre (3) Projekte Prioritare të Infrastrukturës për Menaxhimin e Mbeturinave, në mënyrë që të zbatohen menjëherë. Përzgjedhja do të varet, ndër të tjera, në:

 

  • Urgjencën për trajtimin e problemeve të menaxhimit të mbeturinave në fusha të caktuara;

 

  • Rritjen maksimale të ndikimeve pozitive të projektit mbi kushtet mjedisore;

 

  • Disponueshmërinë e lokacioneve për zhvillimin e ndërtimeve të menaxhimit të mbeturinave;

 

  • Fondet në dispozicion 

 

Për secilën nga këto tri projekte do të hartohet Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe do të përgatiten Dokumentet Tenderues dhe Projekti Teknik, në mënyrë që të jepen Kontratat e Punimeve dhe të fillohet me Punimet e Ndërtimit

 

Përveç këtyre tri projekteve, në fillim të projektit është realizuar një projekt në pjesën veriore te Kosovës, pasi që gjendja e menaxhimit të mbeturinave në këtë zonë ishte shumë problematike. Pas mbylljes së deponisë në "Ballaban", nuk ka pasur mundësi tjera për deponimin e mbeturinave në këtë zone, dhe hedhja e mbeturinave është bërë në lokacione të pakontrolluara. Pikat në vijim janë realizuar për projektin në Pjesën Veriore të Kosovës:

 

  • Përgatitja e Memorandumit të Mirëkuptimit (MiM) në lidhje me "Deponinë Sanitare në Savina Stena, Pjesën Veriore të Kosovës" në mesin e 4 komunave të Pjesës Veriore të Kosovës (P.V. e Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) dhe Zyrës së BE-së. MiM është nënshkruar nga të gjitha palët e interesuara.

 

  • Hartimi dhe dorëzimi i Studimit të VNM-së për Deponinë Sanitare në "Savina Stena", në Pjesën Veriore të Kosovës.

 

  • Debati publik u mbajt me sukses më 23/7/2014 në hapësirat e Komunës së Zveçanit, në lidhje me "Ndërtimin e deponisë sanitare rajonale në Savina Stena në territorin e Komunës së Zveçanit".

 

  • Lëshimi i Pëlqimit / Lejes Mjedisore nga MMPH për Deponinë Sanitare "Savina Stena" në Zveçan, Pjesën Veriore të Kosovës, më 2/10/2014.

 

  • Hartimi dhe dorëzimi i Projektit të Deponisë Sanitare në "Savina Stena", Pjesën Veriore të Kosovës.

 

  • Hartimi dhe dorëzimi i Dokumenteve Tenderues për “Ndërtimin e Deponisë Sanitare në Savina Stena”.

     

bottom of page